Flash News

E-TJERA

Parashikimi i motit për sot: Diell paradite, vranësira dhe reshje të lehta pasdite

Parashikimi i motit për sot: Diell paradite, vranësira dhe reshje

Sot pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta gjatë paradites në të gjithë vendin. Megjithatë, orët e pasdites do të sjellin ndryshime të lehta të kushteve atmosferike, me prezencë të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit.


Më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore të vendit, ku nuk përjashtohet mundësia për reshje të lehta shiu. Situata pritet të përmirësohet në orët e vona të natës, duke rikthyer qetësinë atmosferike në të gjithë vendin.


Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie të lehtë si në mëngjes, ashtu edhe në mesditë, me vlerat ditore që do të variojnë nga 7°C në qytetin e Peshkopisë, deri në 30°C përgjatë Ultësirës Perëndimore.


Era do të fryjë e lehtë si në tokë, ashtu edhe në det, me një shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi perëndimor, duke shkaktuar dallgëzim të papërfillshëm në zonat bregdetare.

Të fundit