Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama shpik testin kombëtar të burrërisë: Kush voton numrin 5, s’është më çyryk!

Rama shpik testin kombëtar të burrërisë: Kush voton numrin

Kryeministri Edi Rama, në një tjetër episod të fushatës së tij elektorale ku ironia, arrogance dhe ndarja klasore bëhen një, i kthehet skenës publike me një "test burrërie" për dibranët: kush nuk e ndjen veten “çyryk” – të votojë numrin 5!

Në fjalimin e tij në Dibër më 2 maj, Rama vendosi të ngrejë një tjetër standard për zgjedhjet e 11 majit, duke e kthyer procesin demokratik në një garë për “certifikata burrash të mençur”. Me një fjalor që më shumë kujton batutat e një kabareje sesa seriozitetin e një lideri shteti, Rama deklaroi:
Shokët që kam shokë gjithmonë i kam çyryk të mirë... Kush nuk e ndjen veten ashtu si thash unë, vjen voton numrin 5 dhe e ka me certifikatë se është i mençem.

Me fjalë të tjera, nëse një qytetar dibran nuk voton ashtu siç i thotë Kryeministri, atëherë ka mbetur në "kënetë" – vendi ku Rama vendos që jetojnë ata që nuk ndajnë të njëjtën bindje politike me të.

Në një përpjekje të sforcuar për të vënë popullin përballë një "zgjedhjeje historike", Rama përshkroi 11 majin si ditën kur shqiptarët duhet të vendosin: “Shqipëria në Europë brenda kësaj dekade apo Shqipëria mbrapsht në gropë.” Një narrativë që nuk lë shumë vend për nuanca, argument ose pluralizëm – ose je me Ramën, ose je në gropë.

Të fundit