Flash News

E-TJERA

Veprime të dhunshme ndaj vajzës së partnerit, procedohet penalisht ish banorja e Big Brother

Veprime të dhunshme ndaj vajzës së partnerit, procedohet

Është proceduar penalisht Genta Gjalpi, ish banorja e Big Brother.

Një vidoe e Gjalpi u bë virale disa ditë më parë në media, ku shfaqej duke tërhequr vajzën e partnerit të saj, në ambientet e një supermarketi.

Policia njofton se ndaj 35-vjeçares ka nisur procedim penal për veprime të dhunshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Gj., 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme, kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, njofton policia.

 

Të fundit