Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Ms. BelaMafias u shastis nga fjalët e Berishës, por harroi aferat korruptive!

Bardhi: Ms. BelaMafias u shastis nga fjalët e Berishës, por harroi

Drejtuesi politik i Qarkut, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të ministres Belinda Ballukut, e cila mesa duket është e shqetësuar për ato ç’ka u thanë në fjalimin e kreut të PD Sali Berishës në Fier.

Bardhi e ka akuzuar atë se është më shumë e preokupuar me vetveten dhe trajtimin që do të marrë, ndërsa injoron problemet e mëdha financiare dhe abuzimet që kanë ndodhur gjatë periudhës së kaluar.

Në postimin e tij, Bardhi i ka kujtuar disa nga aferat më të mëdha korruptive, duke theksuar humbjen e miliona eurove në projekte të ndryshme, dhe ka kërkuar që ajo të përballet me pasojat e veprimeve të saj.

Postimi:

Qenka shastisur Ms. BelaMafia nga fjalimi i Sali Berishës në Fier! O Belinda, po ti ke shastisur një SPAK të tërë dhe na bën si e virgjër nga firma.

 

Ç’nuk ka gjetur SPAK nëpër telefona për Ms. BelaMafian dhe kjo shastiset pse ne do të trajtojmë njësoj me status si minatorët, dhe naftëtarët!

Sa për aperitiv fundjave këto:

50 milionë euro të avulluar tek Tuneli i Llogarasë

180 milionë euro të djegura për shitblerjen e energjisë

45 milionë euro të djegura me “Tigri 1” dhe “Tigri 2”

70 milion euro korrupsion për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Tiranë.

Ms. BelaMafia, lëre Zotin rehat sonte. Thirre në ndihmë, kur të të vijë radha për të zënë qelinë në burgun e grave në Pojskë!

Të fundit