Flash News

E-TJERA

Sarandë/ 48-vjeçari grabit dyqanin dhe tenton të përdhunojë shitësen

Sarandë/ 48-vjeçari grabit dyqanin dhe tenton të

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës, ku një person është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka grabitur një dyqan dhe më pas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj shitëses.

Autori i dyshuar është shtetasi Jorgo Kumaraku, 48 vjeç, i cili sipas policisë, ka hyrë në një dyqan në lagjen nr. 2 të qytetit dhe nën kërcënimin e një thike ka arritur të grabisë një shumë prej 60 mijë lekësh nga shitësja, një vajzë 26-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se vajza ka pësuar edhe dëmtime fizike si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë grabitjes. Po ashtu, dyshohet se Kumaraku ka tentuar të abuzojë seksualisht me të, duke përshkallëzuar më tej aktin kriminal.

“Forcat policore janë angazhuar për kapjen e autorit dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia e Shtetit.

Ndërkohë, hetimet janë në vijim dhe pritet që shumë shpejt të ketë zhvillime për lokalizimin dhe ndalimin e të dyshuarit.

Të fundit