Flash News

E-TJERA

Tragjike në Itali: 14-vjeçarja shqiptare hidhet nga dritarja, humb jetën në spital

Tragjike në Itali: 14-vjeçarja shqiptare hidhet nga dritarja, humb

Një vajzë 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi dyshohet se është hedhur nga dritarja e katit të tretë të banesës ku jetonte me familjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin Massafra, në provincën e Tarantos.

Sipas mediave italiane, e mitura është transportuar me urgjencë në spitalin “Santissima Annunziata” të Tarantos, ende me shenja jete. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes në spital.

Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe nëna e vajzës, e cila ka deklaruar për autoritetet italiane se e ka parë të bijën duke u hedhur nga dritarja, pa ndonjë arsye të dukshme dhe pa mundur të ndërhyjë.
U hodh vetë, nuk e dimë pse,” është shprehur ajo për hetuesit.

14-vjeçarja ishte nxënëse në një shkollë lokale dhe, sipas burimeve mediatike, nuk kishte shfaqur më herët shenja shqetësimi apo probleme që mund të paralajmëronin një akt të tillë ekstrem.

Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal dhe veçanërisht familjen Bozhanaj, me origjinë nga Dukati i Vlorës, e cila jetonte prej vitesh në Itali.

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes, ndërkohë që hetimet po drejtohen nga prokurori Mariano Buccoliero dhe janë marrë përsipër nga karabinierët e Massafras.

Ndërkohë, autoritetet kanë sekuestruar edhe celularin e vajzës, me shpresën se ndonjë mesazh, shënim apo sinjal mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.

Të fundit