Flash News

Bota

SHBA tërhiqet nga negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë

SHBA tërhiqet nga negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë

Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen më në diplomaci për t'i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, sipas Departamentit të Shtetit.

Administrata Trump po ndryshon "metodologjinë  në bisedimet e paqes dhe nuk do të "fluturojë më nëpër botë sa hap e mbyll sytë" për takime, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, sipas The Daily Telegraph.

Ukraina dhe Rusia tani duhet të paraqesin propozime "konkrete" për t'i dhënë fund luftës dhe duhet të takohen drejtpërdrejt për të arritur një marrëveshje paqeje, tha Bruce.

Bruce tha më tej: "Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë, por nuk do të fluturojmë më nëpër botë si ndërmjetës në takime. Tani varet nga të dyja palët, ka ardhur koha kur ato duhet të paraqesin dhe zhvillojnë ide konkrete se si t'i jepet fund këtij konflikti. Do të varet nga ato."

Të fundit