Flash News

E-TJERA

Aksident në Vlorë, makina bie në lumë, plagosen një grua dhe dy fëmijët e saj

Aksident në Vlorë, makina bie në lumë, plagosen një

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:40 në fshatin Lepenicë të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia, dyshohet se drejtuesja e mjetit, një 35-vjeçare, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Renault”, duke shkaktuar daljen e tij nga rruga. Në momentin e aksidentit, në automjet ndodheshin edhe dy fëmijët e saj.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar të tre pasagjerët, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Të fundit