Flash News

E-TJERA

Celibashi publikon listën e pikave të DHL në Greqi për datën 3 maj, për votuesit shqiptarë jashtë vendit

Celibashi publikon listën e pikave të DHL në Greqi për

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka publikuar sot në rrjetin social “Facebook” listën e pikave të shërbimit postar DHL që do të jenë të hapura në të gjithë territorin e Greqisë më 3 maj 2025. Ai thekson se këto pika janë të dedikuara për procesin e votimit nga jashtë vendit, duke përfshirë oraret e operimit për secilën zyrë.

Një ditë më parë, KQZ njoftoi se në ishullin e Korfuzit, në datat 2, 3 dhe 4 maj, do të jenë të disponueshme katër pika të DHL-së, të cilat do të shërbejnë për dorëzimin dhe marrjen e zarfeve zgjedhore. Në njoftimin zyrtar, KQZ ka bërë publike adresat e sakta të këtyre pikave, zonat që mbulojnë si dhe oraret përkatëse të punës.

Ky njoftim vjen si pjesë e përpjekjeve për të garantuar pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në procesin zgjedhor, përmes një sistemi të sigurt dhe të strukturuar të votimit me postë.

Celibashi publikon listën e pikave të DHL në Greqi për

Të fundit