Flash News

E-TJERA

Vjedhje në spitalin e Korçës, grabitet infermieri dhe pacienti

Vjedhje në spitalin e Korçës, grabitet infermieri dhe pacienti

Policia e Korçë ka arrestuar një person nga Durrësi, i cili akuzohet se ka vjedhur në spitalin e qytetit juglindor.

Autoritetet bëjnë me dije se në pranga shtetasin Gj. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet se ka vjedhur sende personale të një infermieri dhe një pacienti në spitalin e Korçës

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në ambientet e spitalit të Korçës, ka vjedhur sende personale të një infermieri dhe një pacienti.” – njofton Policia.

Të fundit