Flash News

E-TJERA

Emigranti i revoltuar i'a numëron Ramës: Je kthyer në rrezik kombëtar

Emigranti i revoltuar i'a numëron Ramës: Je kthyer në

Shqipëria po përjeton një moment kritik, ku shqetësime mbi transparencën, drejtësinë dhe lirinë e shprehjes janë në qendër të vëmendjes publike. Emigrantët, të cilët në 11 maj votojnë për herë të pare, e interpretojnë si një alarm kombëtar, duke theksuar se zhvillimet e fundit po ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e vendit.
Në këtë kontekst, emigranti Dritan Alsela në Gjermani thekson se ndjen detyrimin për të ngritur zërin, duke e konsideruar këtë moment si një pikë kthese për identitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve. 

"Si shqiptar, nuk mund të hesht kur shoh që toka jonë po shitet, që fjala e lirë po shtypet, që kryeministri ynë ofendon popullin dhe shndërron arrogancën në sistem. Rinia ikën, Sazani jepet pa tender, drejtësia frikësohet, dhe kushdo që flet etiketohet si “armik”. Ky nuk është më debat politik. Ky është një alarm kombëtar", shprehet ndër të tjera emigranti Dritan Alsela. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dritan Alsela (@dritanalsela)

Të fundit