Flash News

E-TJERA

Pas Moldavisë, mikut të Putinit dhe i Ramës, Goran Bregoviç i ndalohet hyrja edhe në Letoni

Pas Moldavisë, mikut të Putinit dhe i Ramës, Goran

Pas Moldavisë, këngëtarit serb Goran Bregoviçit i është ndaluar hyrja edhe në Letoni për shkak të mbështetjes së tij për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Arsyeja është se këngëtari serb është një adhurues i flaktë i Rusisë dhe i presidentit Putin dhe ka përkrahur agresionin e tanishëm ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

"Goran Bregoviçit i është ndaluar hyrja në Letoni për shkak të mbështetjes së tij për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Në vitin 2021, pati një fushatë për të normalizuar Bregoviçin dhe për të nënçmuar shqiptarët që ngritën shqetësime rreth tij", tha Rihards Kozlovskis, Ministër i Brendshëm i Letonisë . 

Bregoviç erdhi për një koncert në Shqipëri në 2021  gjë që shkaktoi shumë polemika dhe debate.

Qytetarë të shumtë, ashtu si dhe personazhe të njohur të ekranit reaguan të revoltuar duke bërë thirrje për bojkot, por koncerti nuk u anulua duke siguruar mbështetjen e qeverisë. 

Të fundit