Flash News

Ditari i Opozitës

Grabitja e zyrës elektorale të PD në Cerrik, Alizoti: Në BE nuk shkohet me xhepista

Grabitja e zyrës elektorale të PD në Cerrik, Alizoti: Në BE

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomor Alizoti ka reaguar pas grabitjes së zyrës elektorale të PD në Cërrik.

Alizoti tha për mediat se nuk bëhet fjalë për dëmtime materiale, por për cenimin e një hapësire politike që përmbante të dhëna të ndjeshme për votuesit demokratë.

Alizoti tha se këto informacione mund të jenë në duart e kundërshtarëve politikë.

“Thyerja e zyrës është akt politik. Nuk bëhet fjalë për sende, bëhet fjalë për cenimin e një zyre elektorale gjatë fushatës elektorale. Kompjuteri përmban listat e sigurta të votuesve të demokratëve, i cili është informacion i PD-së dhe tani është në duart e kundërshtarit. Ta shohin të gjithë ata që besojnë te BE, të gjithë ambasadorët e OSBE-së, ta shohë edhe SPAK pasaportën evropiane. Zoti kryeministër, unë e di që çdo hajdut në Shqipëri është i lidhur me ju. Të jeni i sigurt që është kënaqësia jonë si PD të shtypim njerëzit banalë. Kjo që keni bërë sot duke cenuar degët elektorale është një akt i turpshëm, është një akt burracak politik, por vetëm na vërteton që çdo hajdut në Shqipëri është mik i juaji. Në BE nuk shkohet me xhepista dhe me thyerje xhamash”, tha Alizoti.

Të fundit