Flash News

Ditari i Opozitës

Programi i PD-ASHM/ Memelli: I realizueshëm, dinjitet ekonomik për çdo individ

Programi i PD-ASHM/ Memelli: I realizueshëm, dinjitet ekonomik për

Partia e Lirisë shprehet se koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, paraqet një alternativë të qartë dhe të realizueshme për dinjitetin ekonomik të çdo individi.

Në një deklaratë për mediat, Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit të Partisë së Lirisë, tha se programi i PD-ASHM, synon të krijojë një rrjet të sigurisë sociale që garanton mbijetesën, por edhe një jetë me dinjitet për këdo.

Deklarata e Zëdhënëses së Presidentit të Partisë së Lirisë, Znj. Jasmira Memelli

Përshëndetje!

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, riafirmon angazhimin e saj të palëkundur për garantimin e një minimumi jetik për çdo qytetar shqiptar. Në një kohë kur varfëria po thellohet dhe qeveria aktuale ka braktisur shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”  paraqet një alternativë të qartë dhe të realizueshme për dinjitetin ekonomik të çdo individi.

Minimumi jetik nuk është vetëm një shifër financiare, por një standard themelor për jetesën me dinjitet, një të drejtë që çdo shqiptar duhet ta gëzojë.

Sot, mijëra qytetarë shqiptarë jetojnë nën kufirin e mbijetesës. Inflacioni i lartë, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve bazë, mungesa e mbështetjes sociale dhe politikat abuzive të qeverisë aktuale i kanë shtyrë shumë familje drejt varfërisë ekstreme.

Ndihma ekonomike është e pamjaftueshme, shpesh jepet në mënyrë selektive dhe nuk i përgjigjet nevojave reale të njerëzve në nevojë.

Programi  ynë synon të krijojë një rrjet të sigurisë sociale që garanton mbijetesën, por edhe një jetë me dinjitet për çdo individ. Ky program në 100 ditët e para garanton:

Vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro për cdo shqiptar.

Cdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, cdo i papunë ose person me ndihmë ekonomike, cdo student me bursë dhe cdo jetim, do të marrë 200 euro në muaj.

Rritjen e pensioneve me 20%.

Rritjen e rrogës minimale në 500 euro

Rritjen e rrogës mesatare në 1200 euro.

Cdo pensionist, qytetar me minimum jetik apo rrogë minimale, do të pajisen me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojnë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjen e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaceve, duke përfituar  rreth 450 euro në vit.

Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij.

Cmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë për kë.

Cmimi i naftës do të ulet me 35-40%.

Si dhe do të falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët, puonjësit me rroga të ulëta, nënat kryefamiljare, familjet në ndihmë ekonomike, të papunët dhe biznesin e vogël.

Ky program është i detajuar dhe i realizueshëm. Ai do të financohet përmes një përdorimi më të mirë të buxhetit të shtetit, luftës kundër korrupsionit dhe uljes së luksit qeveritar.

Ne besojmë  se askush nuk duhet të vuajë për bukën e gojës në një shtet që ka potencial për zhvillim dhe mirëqenie. Minimumi jetik është jo vetëm një përgjigje ndaj krizës sociale, por një hap i domosdoshëm drejt një shoqërie më humane, ku çdo qytetar respektohet dhe mbështetet.

Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar , për ti dhënë përgjigjen e merituar kësaj qeverie që rrënoi  dhe shpopulloi Shqipërinë.

Në 11 Maj të gjithë së bashku, votojmë Nr.1, “ Aleancën për Shqipërinë Madhështore”

Votojmë Ilir Metaj në qarkun e Tiranës.

Faleminderit

Të fundit