Flash News

E-TJERA

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të rëndë

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të

Gjendja shëndetësore e të rinjve që mbetën të plagosur në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laç vijon të jetë e rënduar për disa prej tyre.

Burime nga Spitali Universitar i Traumës bëjnë me dije se pacientët Amarildo Ndoj, 26 vjeç, dhe Geri Bitri, 24 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë nën kujdes intensiv.

Të dy kanë plagë në zonën e legenit, duke bërë që mjekët të mbajnë nën monitorim të vazhdueshëm situatën e tyre.

Ndërkohë, pacientët e tjerë të plagosur, Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, Liridon Ismaili, 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeç, raportohen në gjendje më të stabilizuar dhe janë koshientë.

Ata kanë pësuar dëmtime kryesisht në gjymtyrët e poshtme, dhe po marrin trajtim mjekësor të specializuar.

 

Të fundit