Flash News

E-TJERA

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Laçit, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur katër persona. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, rrethanat e të cilit janë ende të paqarta.

Pamjet e para të siguruara nga mediat tregojnë skena tronditëse, me të plagosurit të shtrirë në rrugë dhe të gjakosur. Mes të lënduarve është edhe një grua, e cila dyshohet se nuk ka qenë pjesë e konfliktit, por është kapur nga një plumb në këmbë ndërsa kalonte rastësisht në vendngjarje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve që çuan në këtë përplasje me armë. Deri tani nuk ka të dhëna për persona të arrestuar.

Të fundit