Flash News

E-TJERA

Zjarr në një apartament në rrugën “Tish Daija” në Tiranë

Zjarr në një apartament në rrugën “Tish Daija”

Një apartament në katin e 6-të të një pallati në rrugën “Tish Daija” në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të premte, më 2 maj 2025. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:50 dhe për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.

Sipas njoftimit paraprak nga policia, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por autoritetet janë në ndjekje të plotë të rastit për të zbardhur të gjitha rrethanat.

 

Të fundit