

Alfred Lela
Në vitin 2011, Edi Rama e shpërfilli fushatën e Partisë Demokratike për bashkinë që ai drejtonte, Tiranën. Kandidati demokrat, Basha, bëri një fushatë të qetë, të pastër, pa fyerje dhe, çka ishte më kryesorja, me një ofertë.
Në fakt, ishte ajo që mund të quhet textbook solution ku sfidanti nuk ka alternativë veçse të kontrastojë me detyrë-mbajtësin. Rama në fillim iu shmang fushatës së PD, duke bredhur lart e poshtë nëpër Shqipëri, edhe pse gara ishte lokale- dhe Tirana zemra e fushatës. Gjërat ndryshuan pas dy javëve të para, kur e kuptoi se po humbiste terren dhe se oferta e kundërshtarit po ngjiste.
Në shumë mënyra, edhe me fushatën e 2025 po ndodh ashtu. Disa gjëra kanë ndryshuar, por jo shumë. Atëbotë, në 2011, fushatën e drejtonte Sali Berisha dhe në timonin e konsultës ishin amerikanët. Si edhe tani. Rama drejtonte Partinë Socialiste me këshilltarë të huaj të fushatës. Si edhe tani.
Gjithashtu e njëjtë është dijenia se Ramën nuk e shpëton asgjë nga fodullëku. Më saktë, kujtohet për dëmet e tij kur është vonë.
Për t’iu kthyer ngjashmërive të dy fushatave në narrativë, duhet thënë se, edhe sot si atëherë, Rama e shpërfilli ofertën e ‘bufit’ si ‘qilim fluturues’. Sali Berisha, në vend të taktikave, çka është ajo që po bën Rama, zgjodhi strategjinë. Sapo doli nga izolimi, që në fjalimin e parë, reshti së foluri për arrestin shtëpiak dhe vu në krye të opozitës me program. Që ato ditë të fillimdhjetorit 2024, filloi të artikulonte një ofertë që bazohej te ekonomia, te paketa e dhembshurisë, dhe sidomos te pensionistët. Po bëhen 6 muaj që shefi i opozitës nuk pran së artikuluari një Shqipëri në tri rrafshe: të të pamundurve që duhen nxjerrë nga pamundësitë; të shtresës së mesme që duhet çliruar nga pengesat, dhe të klasës krijuese/prodhuese që i duhen krijuar kushtet (Made in Albania dhe Shqipëria qendër e TIK).
Edi Rama ka shpalosur vetëm një taktikë: pasaportën europiane. Në rrafsh të filozofisë politike, një mjerim intelektual. Pse? Sepse, ashtu siç në shtëpinë e të varurit nuk flitet për litarin, as në atë të të shpërngulurit nuk flitet për ikjen. Në dekadën e tij, Rama ka certifikuar ikjen e rreth 1 milion frymëve nga toka e tyre, dhe oferta e tij, me pasaportë, është edhe për më shumë ikje, kur duhejt të ishte vetëm për rikthim.
Me këtë qasje Rama e vulos veten si një kryeministër i shkëputur nga traumat e kombit dhe i lidhur fort pas fiksimeve të veta. Pasaporta europiane nuk është platformë zhvillimi e Shqipërisë, është një plojë e Edi Ramës.
Ajo që po ndodh është, megjithatë, kurioze. Edi Rama, që i qesëndisi fillimisht premtimet e Berishës me ‘minimumin jetik’ dhe ‘pensionin minimal’, duke i quajtur rrugë të sigurta drejt falimentit, tani po i përvetëson. Janë të paktën 6 premtime të Berishës të rimarra njëri pas tjetrit nga Rama. Me pak fjalë, ashtu si në 2011, Rama po bie në fushatën e Berishës. Shpërfillja nuk po i pi me ujë. Sërish e ka ‘bufin’ dhe ‘kataklizmën’ në sfond, por është bërë burrë serioz dhe del shëtitje nëpër Shqipëri me tabela e shifra.
Mirë se erdhe në fushatë, z. Rama! Nëse historia përsëritet edhe në diferencën e votave, dhe ti humbet ngushtë, zemërimi do jetë i hidhur, por të paktën një gjë do ketë ndryshuar.
Fshati sabatik nuk do jetë Peza, por Surreli.
Të fundit



Edi, jerm
9 Korrik 2025, 13:05
Në kërkim nga Italia, kapet në Durrës trafikanti i drogës (EMRI)
9 Korrik 2025, 12:50
Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë
9 Korrik 2025, 12:44
EMRI/ Gjendet i vdekur në lumin Devoll i moshuari, pistat e hetimit
9 Korrik 2025, 12:24

Ndryshimet klimatike trefishuan vdekjet nga i nxehti në Evropë
9 Korrik 2025, 12:10
Nga terreni në letër, Rama paralajmëron reformë të re për "tokat e xanuna"
9 Korrik 2025, 11:58
Dështon edhe përpjekja e 44-t për ta bërë Kosovën me Kuvend të ri
9 Korrik 2025, 11:45

Rikonfimohet në detyrë shefi i komisariatit të Rinasit
9 Korrik 2025, 11:25

Tabaku: Pengesa kryesore për integrimin europian vazhdon të mbetet qeverisja
9 Korrik 2025, 10:59
U gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit, 23-vjeçari ka dëmtime në pjesën e fytit
9 Korrik 2025, 10:41


Hoxha: Do kemi një parlament që do ja kalojë çdo programi humoristik!
9 Korrik 2025, 10:10

Drejtorët në shënjestër! Pas Fierit dhe Durrësit, Rama mbërrin në Elbasan
9 Korrik 2025, 09:53
Emri/ Identifikohet 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit
9 Korrik 2025, 09:42
Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë
9 Korrik 2025, 09:34
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik 2025, 09:18
DW: Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
9 Korrik 2025, 09:01
“Nuk pi ujë diploma”, rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
9 Korrik 2025, 08:56


Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Korrik 2025, 08:25
Diell dhe reshje shiu, e mërkura me mot të paqëndrueshëm
9 Korrik 2025, 08:06
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37