Flash News

E-TJERA

Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë

Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në

Banorët e fshatit turistik të Thethit kanë kundërshtuar shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë dhe janë përplasur sot me policinë, pas ndërhyrjes për aksionin e IMT-së.

Banorët janë përplasur me efektivët e policisë, duke u shprehur “jemi në tokën tonë”.

“Na jena këtu, 300 vjet, 400 vjet mor. Derisa ka le Perëndia, dhe pa pas konflikt me kënd…”, janë shprehur banorët. 

Aksioni vjen pas pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. IKMT dhe policia kanë planifikuar të prishin fillimisht rreth 40 objekte të ndërtuara pa leje, në një aksion që do të zgjasë disa ditë. 

Të fundit