Flash News

E-TJERA

Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik, sipas procedurave duhet të lirohet brenda ditës

Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik, sipas procedurave duhet

Ledion Braho, avokati i Salianjit, ka folur pas seancës gjyqësore në Gjykatën e Fierit që vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit demokrat.

Braho tha për mediat se dënimi i Salianjit ishte politik dhe i gjithë procesi ndaj tij u bë në mënyrë të padrejtë.

Avokati theksoi se sipas procedurave, Salianji duhet të lirohet brenda ditës së sotme.

“Më në fund pati një element minimal drejtësie, për mendimin tim i gjithë procesi është i padrejtë. Ai ishte një dënim politik, por sot arritëm ta shkurtonim në më pak se dy muaj e gjysëm të dënimit të mbetur. Po procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditë së sotme, pra lirim të menjëhershë. Zoti Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë interesi publik.

Gjykata e Fierit pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier dhe Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit në lidhje me kësen e depozituar nga Salianji, pranoi kërkesën dhe vendosi lirimin e tij të parakohshëm me kusht”, tha Braho.

Të fundit