Flash News

E-TJERA

EMRI/ Gjendet i vdekur në lumin Devoll i moshuari, pistat e hetimit

EMRI/ Gjendet i vdekur në lumin Devoll i moshuari, pistat e hetimit

70-vjeçari Jashar Spaho, është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të mërkure.

Spaho ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 28 qershor dhe pas një jave kërkime është gjetur i pajetë, në lumin Devoll, në segmentin midis fshatrave Tren dhe Bitinckë.

Sipas burimeve nga policia, aktualisht po hetohet në dy pista kryesore: ajo e vetëvrasjes dhe e një aksidenti të mundshëm që ka çuar në rënien e tij në lumë.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Të fundit