Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia: Rama ''dhu*oi'' bashkinë e Vlorës, të njëjtin model po përcjell edhe në bashkitë e tjera

Spahia: Rama ''dhu*oi'' bashkinë e Vlorës, të

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe deputeti i zgjedhur në 11 maj, Bardh Spahia akuzon kryeministrin Edi Rama se po shkel me këmbë autonominë e pushtetit vendor.

I ftuar në Ora News ai tha se shteti po rëshket drejt një autokracie.

Spahia: Unë e kam thënë që në momentin e parë që pamë ato veprime të kryeministrit teksa shkelte me këmbë autonominë e pushtetit vendor.

Është shumë e rëndësishme ti japim vëmendjen e duhur sepse është domethënëse, tregon për një shtet i cili nuk respekton më pavarësinë e pushteteve.

Nuk ka më në balancë pushtetet.

Por po rrëshket drejt një autokracie.

Dhe e pamë fare mirë tek ajo sjellje krejt e papranueshme, antikushtetuese e kryeministrit shqiptar teksa shkon dhe ‘’dhunon’’ një bashki ndër më të rëndësishmet siç ishte e Vlorës dhe pastaj po të njëjtin model e përcjell edhe tek bashkitë e tjera, të Fierit e të Durrësit.

Pavarësia e pushtetit vendor është e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë si dhe nga Karta Europiane e Autonomisë Vendore.

Unë e kam parë lëvizjen e fundit të kryeministrit Rama si një tentativë për të marrë vëmendje dhe për të hequr vëmendjen nga disa problematika jashtëzakonisht të mëdha me të cilat po përballet Shqipëria.

Të fundit