Flash News

Bota

Del raporti i policisë, Diogo Jota drejtonte makinën në aksidentin që vrau atë dhe vëllain e tij

Del raporti i policisë, Diogo Jota drejtonte makinën në

Policia spanjolle thotë se "të gjitha provat deri më tani" tregojnë se Diogo Jota po drejtonte automjetin që u përplas javën e kaluar, duke vrarë futbollistin e Liverpoolit dhe vëllain e tij.

Autoritetet thanë gjithashtu se besojnë se provat tregojnë se automjeti "e tejkaloi ndjeshëm limitin e shpejtësisë për autostradën" ku po udhetonte shkruan Sky News.

Aksidenti ndodhi në orën 12:30 të mëngjesit sipas orës lokale të enjten (23:30 të mërkurën sipas orës BST) në autostradën A-52 në komunën e Cernadilla-s, Zamora.

"Ndër të tjera, po shqyrtohen shenjat e lëna nga njëra prej rrotave të automjetit", shtoi deklarata e Gardës Civile në Zamora.

Autoritetet thanë se raporti nuk është ende i plotë dhe do të "dorëzohet në gjykatën e Puebla de Sanabria".

Sulmuesi 28-vjeçar portugez vdiq në aksidentin në Spanjën veriperëndimore.

Vëllai i tij, Andre Silva, u vra gjithashtu në aksidentin në autostradën Rias Bajas (A-52) pranë Palacios de Sanabria, duke shkuar drejt Benaventes.

Të fundit