Flash News

Bota

Trump kërcënon se do të bombardojë Moskën nëse sulmon Ukrainën

Trump kërcënon se do të bombardojë Moskën nëse

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se u përpoq të pengonte presidentin rus Vladimir Putin të mos sulmonte Ukrainën, duke kërcënuar se do të bombardonte Moskën në shenjë hakmarrjeje. Trump më vonë pretendoi se i kishte përcjellë një paralajmërim të ngjashëm presidentit kinez Xi Jinping lidhur me një pushtim të mundshëm të Tajvanit, duke i thënë atij se SHBA-të do të bombardonin Pekinin si kundërpërgjigje.

"I thashë Putinit: 'Nëse shkon në Ukrainë, unë do të bombardoj Moskën. Po të them, nuk kam zgjidhje tjetër'", tha Trump.

"Putini tha: 'Nuk të besoj'. Por ai më besoi 10%", shtoi Trump.

Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, ka mbajtur një linjë më pozitive me Vladimir Putin në krahasim me administratën Biden, por kohët e fundit ka shprehur zhgënjimin për rezistencën e tij ndaj një marrëveshjeje paqeje. Të martën ai tha se udhëheqësi rus po thoshte shumë ‘budallallëqe’ për Ukrainën.

Lidhur me këtë artikull të CNN ka reaguar edhe Kremlini, duke thënë se nuk e di nëse ishin lajme të rreme apo jo.

"Ka shumë lajme të rreme sot, shpesh ka më shumë lajme të rreme sesa informacione të vërteta", tha zëdhënësi Dmitry Peskov.

Të martën, Trump shprehu sërish zhgënjimin e tij me rezistencën e Putinit ndaj një marrëveshjeje paqeje, duke u ankuar se udhëheqësi rus po i thoshte shumë budallallëqe SHBA-së.

"Nuk jam i kënaqur me Putinin. Jam shumë i pakënaqur me ta", tha ai gjatë një mbledhjeje të kabinetit.

Gjatë një takimi për mbledhje fondesh, Trump u mburr se kishte ushtruar presion ndaj aleatëve të pasur për të dhuruar dhjetëra miliona dollarë për fushatën e tij. Në një tjetër, deklaratë ai paraqiti paraprakisht përpjekjet e administratës së tij për të dëbuar studentët protestues, përveç rrëfimit të shkëmbimeve të tij me udhëheqës të huaj.

“Një gjë që do të bëja është që çdo student që proteston, do ta dëboja nga vendi”, tha Trump në një takim të dytë për mbledhje fondesh. 

Të fundit