Flash News

OPINEWS

Dita 1000 kryeministrit tonë!

Dita 1000 kryeministrit tonë!

Nga Irena Beqiraj 

Në Vlorë Kryeministri kërkoi dorëheqjen e gjithë drejtorëve se Transballkaniken e pastonte vet .
Në Durres nuk kërkoi asnjë dorëheqje .
Por plazhit publik të Lalzit që nuk e pastron tash 12 vite as Bashkia as Kryeministri si i bëhet ?
Kryeministër, hajde për një pastrim në Lalz ( të ndihmoj edhe unë ) edhe do të kuptosh sa vite ka që nuk pastrohet edhe do të shkarkosh si "Zhukovin në ajër" jo vetëm drejtorët por edhe Kryetaren e Bashkisë Durrës!
Nuk jam lokaliste e nuk jam mërzitur se ke shkundur Bashkinë e qytetit tim të lindjes !
Lexova që, shkundja që i bëre Dredhës I kishte pëlqyer dhe i kishte bërë mirë, megjithëse ndërmarrja e Ujësjellësit nuk varet nga ai EDHE vendgrumbullimin e plehrave nuk ja dha ai në menaxhim Zotos. Ndaj shko shkunde sa herë të ta këtë enda ty apo sa herë ai "mosmirenjohës" nuk plotëson tekat e "Lenkave" deputete te cilat duke u përpjekur për popullin mezi arrijnë të rregullojnë dicka për vete . Mos u lodh të justifikosh " shkundjen pëlqyer " as me pastrimin e as me furnizimin me ujë!
Fundja të gjithë ato që ke rreth vetes frymojnë në pushtet fal teje. Ti i heq e ti i vendos! Përshembull Vilma Bellon do ta kishte votuar populli I Vlorës pa e vendosur ti te dytën në listen e deputetëve? JOOOOOOO! Po Dredha do ti kishte marrë votat e popullit për Kryetar po të mos ishte i zgjedhuri yt? JOOOOOOO!!! .
Kështu qe mos u lodh të justifikohesh, Mjaftueshëm ke mbi shpinë. Tani që institucionet kanë rënë e rregullat janë shkatërruar , do te duhet të pastrosh e menaxhosh vet cdo m2 të Shqipërisë !
Ndaj edhe kur themi dita 1000 , ka filluar te na duket pak ! Marrsh edhe nga ditët tona Kryeministër !

Të fundit