Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi rrëfen pas lirimit: Drejtësia është kthyer në armë politike

Malltezi rrëfen pas lirimit: Drejtësia është kthyer në

Pas muajsh i izoluar në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi rrëfen përvojën e tij, të cilën e konsideron të padrejtë dhe të paprecedentë.

Në një intervistë në A2 CNN, ai e cilëson të gjithë procesin si politikisht të motivuar dhe juridikisht të shkelur, duke theksuar se nuk është njohur zyrtarisht me akuzat dhe nuk është pyetur për asnjë moment nga organet e drejtësisë.

Malltezi hedh akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama dhe prokurorisë, për refuzim të provave dhe për shpërfillje të vendimeve gjyqësore.  

"Absurditeti i të arrestuarit pa të dhënë një copë letër, kush je dhe cfarë kërkon. Së dyti , nuk me pyetën, pra nuk kemi të bëjmë me një hetim për të vërtetën. 

Në dosje ka 8 firma Edi Rama, ka ndërrime destinacionesh në 2006, 2008, autorizim për privatizim dhe Rama nuk thirret as si dëshmitar.

Ka një tmerr nga prokurorët që ta thërrasin për dëshmitar. Ne kemi ndjekur rrugë ligjore. Ne e cuam në gjykatë dhe aty doli se ka  shpërdorim detyre. Rama refuzoi zbardhjen e lejes.  Sërish Rama me vebdim të gjykatës e refuzoi vendimin e gjyaktës të formës së prerë. Kjo është vepër panel që dënohet. 

Prokuroria refuzoi dhe Irenen me tre mbiemra refuzoi që të pranonte DVD ku Rama jep urdhër SPAK të procedohet penalisht Sali berisha. Ka bërë 100 mijë faqe, edhe Irena me tre mbiemra refuzonte pasi nuk kishte interes për hetimin", tha Malltezi. 

 

Të fundit