Flash News

Kosova

Osmani vizitë në Washington, takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë

Osmani vizitë në Washington, takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Departamentin e Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan.

Në rrjetet sociale, Osmani shkruan se gjatë kësaj vizite ajo ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Osmanit, gjatë takimit është ritheksuar përkushtimi i ndërsjellë për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë,” deklaroi Osmani.

 

Të fundit