Flash News

E-TJERA

Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, dyshohet se autorët i bënë pritë me armë makinës së 23-vjeçarit

Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, dyshohet se autorët i bënë

Detaje të reja dalin lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit.

Renisi dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.

Ndërkaq burime për News 24 bëjnë me dije se disa persona i kanë zënë pritë me armë makinës që drejtohej nga Dobra.

 Dyshohet se kanë qenë të armatosur dhe fillimisht janë prezantuar si polic.

Në atë moment është afruar një mjet i cili po kalonte rastësisht dhe ka pyetur nëse ka ndonjë problem, por personat e armatosur i kanë kërkuar të vazhdojë rrugën. Dyshohet se në këtë moment disa nga personat janë futur në mjetin e 23 vjeçarit për ta “shoqëruar” në komisariat, por ata kanë vazhduar rrugën për Shkopet ku dhe u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në breg të liqenit.

Babai i 23 vjeçarit tha jashtë kameras se policia ka mundësi ta zbardhë ngjarjen nga kamerat cilësore që identifikojnë fytyrat të cilat janë të vendosura në rrugën nacionale në Shkopet pranë bizneseve. Ai kërkon gjetjen e autorëve, pasi nuk di të ketë patur probleme djali tij apo ai vetë.

Ndërsa daja i babait të viktimës, tha se familja nuk është në dijeni të ndonjë konflikti, ndaj kërkon drejtësi.

Të fundit