Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione,

Ervin Salianji, një nga zërat më aktiv të opozitës, i liruar sot pas 10 muajsh burgim, thekson se angazhimi i tij nuk ka qenë kurrë i kushtëzuar nga funksionet.

Në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ai nënvizon se opozita nuk bëhet për poste, por për bindje dhe përkushtim ndaj qytetarëve, kur u pyet se cili do të jetë posti që aderon në PD pas lirimit. 

Salianji: Nuk kam bërë opozitë vetëm kur kam patur funkskione. Kam dhënë pjesën time për të treguar se nuk ka rëndësi funksioni por vokacioni. Nuk kanë rëndësi funksionet.

Fuksionet në opozitë ti jep angazhimi dhe qytetarët duke të ngarkuar me besim, kurse në qeveri bëhen emërime. Ky do jetë qëndrimi im. Do bëj opozitë dhe në betejë opozitare me denoncime, propozime dhe afër problemeve të qytetarëve për t'u dhënë zë atyre. JU kujtoj se kam patur gjate viteve 2013 -2017 nuk kisha mandat por kisha aksion politik jo të vogël.  

 

Të fundit