Flash News

Ditari i Opozitës

11 Maji/ Berisha nxjerr të tjera prova të manipulimit të votës së diasporës! Paralajmëron protesta

11 Maji/ Berisha nxjerr të tjera prova të manipulimit të
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesditën e kësaj të mërkure të tjera prova që sipas tij vërtetojnë manipulimet që janë bërë me votën e diasporës. 

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka nxjerrë pamjet të cilat tregojnë se zarfet kanë mbërritur me vonesë tek votuesit jashtë, ai thotë se fletët e votimit janë ndarë një ditë para zgjedhjeve. 

"Tani çfarë ka ndodhur me DHL-në, si përsëritet historia. Edhe DHL, ky zarf, filani, votues demokrat, të mos ia çojmë. Filani, ta mbajmë në magazinë. Urdhëroni, çfarë ka bërë? Si postë e shpejtë e supozuar, i ka vonuar me 2 javë dhe 3 javë pasi ka marrë zarfet, për t’ua dorëzuar votuesve. Ka edhe më keq. E dorëzon me 13 maj. E kuptoni, me 13 maj.
Zarfin tjetër me 13 maj Spiros, votuesit të PD. Me 12 maj, tjetër. Ka mbajtur fletët e votimit pafundësisht. Mijëra fletë votimi shpërndahen një ditë para zgjedhjeve. Imagjinoni",- ka deklaruar Berisha.

11 Maji/ Berisha nxjerr të tjera prova të manipulimit të
Berisha duke prezantuar manipulimet

Kreu i PD-së ka ngritur akuza se DHL, seksioni shqiptar është shndërruar në një seksion të Partisë Socialiste. Berisha thotë se do ti kërkojë kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votave të dorëzuara nga zgjedhësit e diasporës.

"Unë mund të sillja qindra të tjera, por natyrisht duke pasur respekt për kohën tuaj dhe kohën e qytetarëve, zgjodhëm këtë grup. Siç e shihni, në mënyrë të përzgjedhur, të seleksionuar, votuesit, të cilët ishin të përcaktuar nga narkoqeveria se ishin kundërshtarë të saj, nuk mundën të votojnë sepse fletë e votimit u dorëzuan një apo dy ditë para votimit, ndërkohë që ato ishin mbajtur 2-3 javë më parë. Por u mbajtën, u fermentuan, u gatuan në magazinat e postës së PS-së, çka tregon se DHL, seksioni shqiptar është shndërruar në një seksion kryekëput të PS. Por nga ana tjetër, DHL ka marrë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për të ofruar shërbimin, të cilin ka shkelur nen për nen Kushtetutën. Ne kemi të tjera që do i dëshmojmë ditët e ardhshme, por i kërkoj Celibashit të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votave të dorëzuara nga zgjedhësit e diasporës",- ka deklaruar Berisha. 

Berisha ka paralajmëruar më tej protesta. Kreu i PD-së thotë se protestat janë sipas tij e vetmja rrugë për tu përballur me padrejtësitë e narkoshtetit. 

"Protestat janë të vonuara. Janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë. Do i nisim pa diskutim. Pa asnjë diskutim. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Urdhëroni cilat ishin zgjedhjet e Edi Ramës dhe ai del si skiziod poshtë e përpjetë për të tërhequr vëmendjen nga këto, merret me drejtorët e bashkisë. Ramaduro nuk shpëton kësaj here. Ramaduro është kapur në çark dhe nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë.
Ua them unë ju. Dhe ka shumë njerëz që janë të vendosur. Por ne po paraqesim dokumente.
Prisni, dje e patë, paraqita qindra vota pa asnjë firmë. Nuk kishin firmë fare. Këto ishin me pseudofirma.
Por nuk është firma problem këtu, problemi është se janë marrë me datën 13, 14, 15 dhe janë dorëzuar me datën 9 dhe 10 që të mos votojnë. Janë nxjerrë jashtë afatit ligjor të votimit", ka përfunduar Berisha. 

Të fundit