Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka reaguar pas lirimit të Ervin Salianjit.

Sipas saj, zgjedhjet mbaruan dhe frika ndaj fuqisë elektorale të Ervinit ra, kjo e lejoi gjykatën të mos kishte presionin politik nga kryeministri dhe të zbatonte ligjin.

Postimi i Ina Zhupës:

Ervin Salianji politikani me dinjitet që sot rifitoi lirinë e rrëmbyer nga rregjimi!

Zgjedhjet mbaruan dhe frika ndaj fuqisë elektorale të Ervinit ra, kjo e lejoi gjykatën të mos kishte presionin politik nga kryeministri dhe të zbatonte ligjin.

Politikani që nuk ka bërë asnjë krim, asnjë vepër penale, politikani që ka denoncuar pa ju dridhur qerpiku duke mbajtur mbi vete kosto politike në emër të së vërtetës, pas 10 muajsh burg politik rifitoi lirinë.

Liria e shprehjes mbrohet edhe me burg, opozitarizmi nuk shitet as me kosto lirie, ky është frymëzim për çdo opozitar që ka dyshim për rrugën e tij në këto vite të gjata opozite dhe presioni nga pushteti.

Të fundit