Flash News

Ditari i Opozitës

Çupi mesazh pas lirimit të Salianjit: Tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është interes, por ideal

Çupi mesazh pas lirimit të Salianjit: Tregoi se opozitarizmi i

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas lirimit nga burgu të Ervin Salianjit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Çupi shkruan se Ervini nuk u përkul, nuk u tërhoq, nuk u bë asnjëherë viktimë dhe ai tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është karrige, por kurajo”.

Postimi i Dhurata Çupit

Ervin Salianji është sot i lirë, por në të vërtetë, ai ka qenë i lirë në qëndrim.

Sepse liria nuk matet me prangat që të vendos pushteti, por me dinjitetin që ruan përballë padrejtësisë.

Ervini nuk u përkul, nuk u tërhoq, nuk u bë asnjëherë viktimë . Ai tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është karrige, por kurajo. Nuk është interes, por ideal.

Mirë se kthehesh, Ervin! Opozita vazhdon dhe Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për zëra si i yti

Të fundit