Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga terreni në letër, Rama paralajmëron reformë të re për "tokat e xanuna"

Nga terreni në letër, Rama paralajmëron reformë të re

Pasi nisi aksionin në terren kundër të ashtuquajturës “tokë e xanun”, Rama ka njoftuar se fundmi se qeveria e tij po punon për një reformë të re ligjore, lidhur me kontrollin e territorit.

Njoftimin, kryeministri e ka bërë në platformën “X”, ku akuzon drejtuesit e pushtetit vendos dhe inspektorët e IMT si bashkëfajtorë të zaptimit të hapësirave publike.

“Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pishëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama në platformën “X”.

Njoftimi për një reformë të re ligjore vjen disa ditë pasi kryeministri ka nisur një operacion pastrimi në disa bashki të vendit. E para që u shënjestrua ishte Vlora, ku me urdhër të Ramës dhanë dorëheqjen 21 drejtorë të bashkisë.

Dje Rama ishte në Fier dhe Durrës ku po ashtu kërkoi dorëheqjen e drejtorëve. Nddërsa sot zhvilloi një vizitë në Elbasan, nga e cila nuk ka ende detaje.

Të fundit