Flash News

E-TJERA

U denoncua i zhdukur nga i ati, 23-vjeçari gjendet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

U denoncua i zhdukur nga i ati, 23-vjeçari gjendet i pajetë

Një 23-vjeçar është gjetur i pajetë, disa orë pasi babai i tij e denoncoi të zhdukur në Komisariatin e Matit.

Shtetasi R. D. u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa sipas policisë, automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Ndërkaq po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

"Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.

Të fundit