Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me votat e diasporës/ Berisha publikon provat: DHL i dorëzoi zarfet pa asnjë firmë në zyrat e PS-së

Skandali me votat e diasporës/ Berisha publikon provat: DHL i dorëzoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar këtë të martë të tjera prova që sipas tij tregojnë manipulimet që janë bërë në zgjedhjet e 11 Majit. 

Në një deklaratë për mediat, Berisha ka nxjerrë pamjet nga faturat e DHL-së dhe dorëzimieve të zarfeve të votimit, ndërsa shprehet se këto të fundit nuk kanë asnjë firmë. 

Deklarata e plotë e Berishës:

Sot kam zgjedhur për të paraqitur para jush fatura të DHL-së, dorëzime të zarfeve të votimit, por që nuk kanë asnjë firmë.
Shihni tani. Nga qindra e qindra kam zgjedhur disa.
Ja, pa firmë.
Tjetër, pa firmë fare.
Vazhdo, pa firmë.
Nuk ka firmë.
Nuk ka firmë...
Ylberi nuk ka firmë. Hatixhja nuk ka firmë. Ylberi nuk ka firmë, Gazmiri nuk ka firmë, Valentina nuk ka firmë, Mentori nuk ka firmë...
Vazhdo pa firmë.
Ju lutem, i ftoj qytetarët të përqendrohen.
Urdhëroni se kujt ia ka dorëzuar zarfet për firmë DHL-ja, i ka dorëzuar në zyrat e PS, ndaj janë të gjitha pa firmë.
Dhe janë plotësuar në zyrat e PS.
Këto ishin.
Kemi me qindra e qindra, por ne zgjodhëm këto se nuk mund t’u mbajmë kaq gjatë.

 

Të fundit