Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
"Qeveria po boshatis Shqipërinë"/ PL: Askush nuk mashtrohet më nga karnavalet politike të Ramës

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja, në një deklaratë për shtyp, ka ngritur alarmin për një shpopullim dramatik të vendit dhe ka akuzuar qeverinë se po e zëvendëson realitetin me “karnavale politike dhe spektakël bosh”.
“Shqipëria po zbrazet! Dhe askush nuk mashtrohet më nga karnavalet e lodhura politike të Edi Ramës!”, u shpreh Merja, duke theksuar se vendi ndodhet përballë një realiteti të frikshëm, ku mijëra qytetarë po largohen përditë, ndërsa qeveria vijon të heshtë.
Ajo solli të dhëna që sipas saj tregojnë për një rënie drastike të popullsisë në moshë pune. Midis viteve 2023 dhe 2024, numri i qytetarëve në këtë grup zbriti nga 1.8 milion në 1.5 milion, ndërsa në vitin 2025 janë 444 mijë më pak krahasuar me vitin 2012. Edhe grupmosha 20-24 vjeç është tkurrur me 48% në një dekadë.
Sipas Partisë së Lirisë, Shqipëria ka lindshmërinë më të ulët në Ballkan dhe një shoqëri që po plaket para kohe. “Shqiptarët po shndërrohen në minorancë në vendin e tyre, ndërsa fuqia punëtore e importuar nga Azia po zëvendëson popullsinë vendase,” paralajmëroi Merja.
Ajo akuzoi qeverinë Rama për mungesë vizioni dhe për një përqendrim te propaganda, ndërsa çështje madhore si emigracioni, inceneratorët, apo skandalet ndërkombëtare po anashkalohen nga mediat dhe klasa drejtuese.
“Në vend të zgjidhjeve, kemi spektakël. Në vend të politikave serioze, kemi heshtje. Por e vërteta nuk fshihet: Shqipëria po boshatiset, shqiptarët po ikin dhe vendi po shkon drejt shuarjes,” tha ajo.
Deklarata e Plotë:
Merja i bëri thirrje qytetarëve për ndërgjegjësim kombëtar dhe për një vizion të ri politik që, sipas saj, duhet të vendosë popullin në qendër të vendimmarrjes. “Shqipëria nuk është tokë pa zot. Ky vend i përket shqiptarëve, dhe nuk do të lejojmë që fati i tij të shkruhet nga mashtruesit me kravatë,” përfundoi ajo.
Shqipëria po zbrazet! Dhe askush nuk mashtrohet më nga karnavalet e lodhura politike të Edi Ramës!
Jemi përballë një realiteti dramatik dhe të frikshëm: Shqipëria po braktiset nga vetë shqiptarët! Brenda pak vitesh kemi humbur qindra mijëra qytetarë të moshës aktive, që përbëjnë forcën e punës dhe shtyllën kurrizore të zhvillimit të vendit.
Midis viteve 2023 dhe 2024, popullsia në moshë pune ra nga 1,8 mln në 1,5 mln, një ulje drastike prej mbi 320 mijë vetësh në vetëm një vit!
Në vitin 2025, numri zbriti edhe më tej në 444 mijë më pak krahasuar me vitin 2012, që kishte numrin më të lartë të regjistruar.
Më shqetësuesja? Grupmosha 20-24 vjeç, shpresa e çdo kombi, është tkurrur me 48% në vetëm një dekadë (2015–2025).
Kjo nuk është thjesht statistikë është alarm kombëtar, është sinjali i shuarjes së Shqipërisë nga brenda.
Shqipëria mban lindshmërinë më të ulët në Ballkan, një tregues dramatik i mungesës së shpresës. Mosha mesatare rritet vazhdimisht, duke bërë që shoqëria të plaket para kohe dhe të rrezikohet vitaliteti i kombit. Shqipëria po shkon drejt një statusi ku shqiptarët janë minorancë në vendin e tyre, përballë flukseve të fuqisë punëtore të pakualifikuar që importohet nga Azia.
Shqipëria sot rrezikon të mos jetë më atdheu i shqiptarëve, por toka e filipinasve, nepalezëve, indianëve dhe bangladeshasve, ndërsa shqiptarët katandisen në pakicë në vendin e vet!
Po çfarë bën qeveria përballë këtij realiteti tragjik?
Shfaqje. Karnavale. Spektakël bosh.
Dhe një ushtri gazetarësh të paguar e të verbër që analizojnë “spektaklin”, komentojnë shkarkime drejtoresh, heqje tendash apo sa groteske janë vetë daljet e Edi Ramës.
Asnjëri nuk guxon të flasë për shpopullimin, për inceneratorët që nuk ekzistojnë, për McGonigalin, për 11 majin e turpshëm që po ekspozohet çdo ditë me zë e figurë.
Ata mund të heshtin, të manipulojnë e të legenosen nëpër ekrane, por e vërteta nuk fshihet.
E vërteta është që vendi po boshatiset.
E vërteta është që shqiptarët po ikin.
E vërteta është që kjo qeveri po shkatërron Shqipërinë dhe askush nuk mashtrohet më nga teatrin politik i Edi Ramës!
Koha për ndërgjegjësim është tani, përpara se të jetë tepër vonë!
Sepse Shqipëria nuk është tokë pa zot!
Ky vend i përket shqiptarëve, dhe nuk do të lejojmë që fati i tij të shkruhet nga karnavalet politike dhe mashtruesit me kravatë. Duhet zgjim kombëtar, vizion i ri dhe politikë që vendos popullin në qendër.
Faleminderit!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43