Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të martë në bulevardin e qytetit të Peshkopisë. 

Një 24-vjeçar ka goditur me thikë një 23-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta. 

Policia njofton se 23-vjeçari i plagosur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autori i ngjarjes është shpallur në kërkim. 

“Rreth orës 11.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh.D., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Shtetasi I. G., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.”– njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisën vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Të fundit