Flash News

E-TJERA

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës

Një parcelë me bimë narkotike është zbuluar në një ambient të fshehur në fshatin Mazhë të Krujës, gjatë një kontrolli ajror me dron. Ngjarja është konstatuar më 7 korrik dhe u bë e ditur sot nga Policia e Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë zonë u gjetën 12 bimë të dyshuara si Cannabis Sativa, të cilat janë asgjësuar në vendngjarje përmes djegies.

Aktualisht nuk ka persona të ndaluar në lidhje me këtë rast.

“Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve me dron, është konstatuar në fshatin Mazhe, një ambient ku ishin kultivuar 12 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies”, bëri me dije policia.

Të fundit