Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i Salianjit, Baçi nga Fieri: Ka qenë i burgosur politik, u dënua padrejtësisht

Lirimi i Salianjit, Baçi nga Fieri: Ka qenë i burgosur politik, u

Luan Baçi nga Partia Demokratike ka reaguar pas lirimit të ish deputetit demokrat Ervin Salianji nga ambientet e burgut në Fier. 

Duke folur në News 24, Baçi e ka cilësuar arrestimin e tij si një akt politik dhe Salianjin si një “të burgosur politik”.  

“Salianji ka qenë një i burgosur politik. Kjo burgosje është vazhdimësi e burgosjes të politikanëve të opozitës nga regjimi. Ervin Salianji u burgos padrejtësisht. E kam takuar, jam futur brenda në ambientet e burgut. Me padurim pret të dalë, që t’i bashkohet ekipit të PD-së, që të vijojë luftën opozitare, që Salianji ka dhënë shembull se e bën mirë, si rrallë kush. E prisnim lirimin, sepse çdo i dënuar që bën 2/3 e dënimit pritet të lirohet.

Salianji ishte i burgosur politik. Salianji u hoq nga skuadra e PD dhe kjo ishte një goditje për Partinë Demokratike. PD ka marrë shumë goditje, ne kemi kryetarin demokrat Sali Berisha që thirret në SPAK, edhe Fatmir Mediu goditet nga regjimi, edhe Ilir Meta. Të gjitha kanë qenë goditje të opozitës, për të përjetësuar pushtetin e Ramës”, tha Baçi. 

Mbështetësit e Ervin Salianjit janë mbledhur sot para Burgut të Fierit pas vendimit të Gjykatës së Fierit për ta liruar ish-deputetin pas 9 muajve burg.

Të fundit