Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas Vlorës, Rama paralajmëron shkarkime në bashki të tjera: Vazhdojmë vetëpastrimin në Fier e Durrës

Pas Vlorës, Rama paralajmëron shkarkime në bashki të tjera:

Rama e quan “vetëpastrim” shkarkimin e 21 drejtorëve në bashkinë e Vlorës, spastrim që do ta vijojë edhe në bashki të tjera të vendit.

Më herët në një video live nga Facebook-u, Rama paralajmëroi se revanshi i spatrimit do të vijojë me Fierin e Durrësin. Sipas tij, duhet një hov i ri që t’i shtohet stukturave socialiste.

“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm.

Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete”, deklaroi Rama.

Të fundit