Flash News

Ditari i Maxhorancës

I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit

I kërcënoi me shkarkime,  Rama mbërrin në bashkinë e

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Fierit. Rama do të zhvillojë një takim me drejtuesit vendorë lidhur me lirimin e hapësirave publike ku pritet të kryhen disa shkarkime në postet drejtuese të bashkisë së Fierit.

Rama është parë i shoqëruar teksa hynte në godinën e bashkisë së Fierit, nga kryetari i kësaj bashkie Armando Subashi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është dhe drejtuese politike e PS në qarkun Fier.

Pas shkarkimit të drejtorëve në Bashkinë Vlorë, Rama duket se nuk pyet për ligjin e autonomisë vendore, pasi kryeministri ka paralajmëruar së do bëjë të njëjtën gjë në Bashkinë e Fierit dhe të Durrësit.

 

Të fundit