Flash News

E-TJERA

Aksioni në Theth, banori mes lotësh: Kam ndërtuar në tokën time me shpenzimet e jetës, shteti të mos i prishë

Aksioni në Theth, banori mes lotësh: Kam ndërtuar në

Një banor i Thethit i cili ka dalë të protestojë kundër aksionit të nisur nga qeveria për shembjen e ndërtimeve pa leje, tha për mediat se ka ndërtuar 5 shtëpi drurë pa beton në tokën e tij.

Banori tregoi mes lotësh se tokën e ka trashëguar nga parardhësit e tij dhe se aty ka derdhur të gjitha shpenzimet e jetës.

"Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdek, nuk e di me çfarë ka me jetu familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetu. Vetë kanë thënë me investu, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton", thotë banori.

Të fundit