Flash News

E-TJERA

Në kërkim nga Italia, kapet në Durrës trafikanti i drogës (EMRI)

Në kërkim nga Italia, kapet në Durrës trafikanti i

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Operacionale kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” është vënë në pranga shtetasi Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës, i cili rezulton i dënuar për trafik droge në Itali.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Milanos, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thotë se vijojnë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Itali.

 

Të fundit