Flash News

Bota

Ndryshimet klimatike trefishuan vdekjet nga i nxehti në Evropë

Ndryshimet klimatike trefishuan vdekjet nga i nxehti në Evropë

Ndryshimet klimatike kanë trefishuar numrin e vdekjeve të lidhura me të nxehtin në qytetet e mëdha evropiane gjatë valës së të nxehtit ekstrem.

Hulumtues nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka dhe Holanda, Zvicra analizuan kushtet në 12 qytete të mëdha evropiane ndërmjet 23 qershorit dhe 2 korrikut, raporton DPA.Temperaturat në shumë qytete arritën nivele ekstreme gjatë asaj periudhe, shpesh duke kaluar 40 gradë celsius.

Vala e vonë e të nxehtit ka prekur veçanërisht grupet e prekshme, si njerëzit me probleme ekzistuese dhe të moshuarit. Sipas ekipit, 88 për qind e vdekjeve të llogaritura kanë ndodhur në mesin e personave të moshës 65 vjeç dhe më të vjetër.

Të fundit