Flash News

E-TJERA

Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë

Aksioni i IKM-së në Theth, banorët dalin në protestë

Banorët e fshatit turistik Theth kanë dalë mëngjesin e kësaj të mërkure në protestë për të kundërshtuar aksionin e IKMT-së për heqjen e objekteve të vendosura në mënyrë të paligjshme, kryesisht ato të përshtatura për bujtina turistike.

Raportohet se banorët kanë bllokuar hyrjen në urën kryesore që çon në fshat dhe kundërshtojnë aksionin e IKMT.

Operacioni i IKMT nisi pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi ashpër edhe veprimet e prokurores së Shkodrës, që sipas tij, nuk kishte nisur çështje penale për këto objekte.

Banorët shprehin shqetësimin për pasojat që do të sjellë heqja e objekteve në zhvillimin turistik dhe ekonominë lokale, duke kërkuar një dialog të hapur me autoritetet.

Të fundit