Flash News

E-TJERA

Begaj: Raporti i PE për Shqipërinë do nxisë më tej përpjekjet tona për reforma drejt anëtarësimit në BE

Begaj: Raporti i PE për Shqipërinë do nxisë më tej

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 - 2024.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X dhe në Facebook, Presidenti Begaj e vlerëson këtë rezolutë si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, - shprehet Presidenti Begaj.

Të fundit