Flash News

E-TJERA

Qendër pro*titucioni në Tiranë, procedohen 7 shtetase të huaja, pranga 20-vjeçarit

Qendër pro*titucioni në Tiranë, procedohen 7 shtetase të

Policia ka goditur një qendër prostitucion në Tiranë, në një ambient të marrë me qira ditore.

Janë proceduar penalisht 7 shtetase të huaja, 6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja, pasi janë kapur në flagrancë në apartament.

Në pranga është vënë një 20-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij kolumbian me të cilin, trafikonin vajzat e huaja në Shqipëri.

“Si rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Crossline”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë.  

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. P. bashkëpunonte me një shtetas kolumbian, ende i paidentifikuar, për të trafikuar në Shqipëri, shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.    

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 7 shtetase të huaja (6 nga Kolumbia dhe 1 nga Panamaja), të moshave 27-35 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në një apartament me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, ky dyshohet se ushtronin prostitucionin”, njofton policia.  

Të fundit