Flash News

E-TJERA

Raporti i BE-së, Nesho: Europa është ngopur me propagandën

Raporti i BE-së, Nesho: Europa është ngopur me propagandën

Ish-ambasadori Agim Nesho deklaroi se Bashkimi Euopian po sinjalizon qartë një ndryshim qasjeje ndaj regjimit të Edi Ramës.

Sipas tij, tashmë ngjarjet në vend po pasqyrohen në mënyrë të rregullt nga institucionet evropiane dhe kjo tregon një lodhje e madhe me qeverinë aktuale.

 Nesho theksoi se ky regjim po bëhet gjithnjë e më i papranueshëm për Brukselin, pavarësisht përpjekjeve të tij për të maskuar realitetin përmes klientalizmit dhe fasadës së reformave.

Në përfundim, Nesho theksoi se në diskutimet e fundit në Parlamentin Evropian nuk kishte asnjë shenjë entuziazmi, përkundrazi, vërehej një paralajmërim serioz për ngecjen e reformave dhe rrezikun që sjell vazhdimi i kësaj qeverisjeje në rrugën e integrimit të Shqipërisë.

“Në fakt po duket një raport i ri në Bashkimin Evropian, për atë realitet që ju e thatë me të drejtë që është njohur prej kohësh gjatë rezistencës së këtij regjimi, pothuaj 12-vjeçar në Shqipëri. Tashmë realiteti i ngjarjeve në Shqipëri, po pasqyrohet në mënyrë të rregullt, kjo tregon se ka një ngopje me këtë regjim.

Po bëhet që ky regjim është gjithnjë e më i papranueshëm, pavarësisht shfaqjeve të tij, klientalizmit të regjimit dhe të zotit Rama, por Europa tani që po e shikon, përpjekjet për ta integruar Shqipërinë në Bashkimin Evropian, po bëhen tepër realiste. Ju i patë të dy raportet, unë nuk i kam parë ndonjëherë këtë zë kritik, tepër të detajuar, siç ishte raporti i paraqitur përpara 2 ditëve, duke u përfshirë në çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin, në fushat kryesore korruptive ku kanë pasur evidencë të plota, si në shëndetësi, në arsim, në polici, në prokurimet publike, sidomos te elementë privatë, duke e zgjedhur këtë gjë deri në ndërhyrjen në drejtësi.

Nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë raport me ngjyra kaq të zeza, por një raport që në mënyrë realiste tregon për ecurinë e të gjithë këtij progresi që në Shqipëri zoti Rama dhe i gjithë regjimi i tij e shesin sikur janë përpjekje për t’u afruar sa më shumë me BE. Ajo që u përcaktua nuk ishte asnjë shenjë entuziaste, që disa zyrtarë të lartë shqiptarë thoshin që Parlamenti Evropian sot ka diskutuar për ecurinë e reformave dhe integrimit të Shqipërisë, por në fakt ishte një paralajmërim serioz”, tha Nesho per SYRI TV.

Të fundit