Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e zgjedhjeve të lira

Vokshi: Ka ngecur integrimi i Shqipërisë në BE, shkak mungesa e

Deputetja demokrate,  Albana Vokshi deklaroi se socialistët në Parlamentin Europian nuk kanë mundur të mbrojnë farsën elektorale të projektuar nga Edi Rama.

Vokshi theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE ka ngecur, për shkak të mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“PE është një nga institucionet më të rëndësishme, sidomos për vende si Shqipëria, që është kandidatë për në BE. Një rrugë shumë e gjatë, dhe për fat të keq në vitet e fundit, pra në dekadën e fundit ka bërë hapa pas, për shkak të keqqeverisjes dhe kriteret e vendosura nga BE. Është folur për herë të parë, me një gjuhë të hapur, duke folur për problematika ku janë fokusuar fjalimet dhe rezolutat. Këtu themi që dhe rrugëtimi evropian ka ngecur. Është një raport i cili është diskutuar para disa javësh në Komisionin e Punëve të Jashtme pra në PE, ku ka pasur diskutime. Edhe eurodeputetët, gjatë këtyre dy ditëve kanë folur për një sërë problematikash, të cilat kanë të bëjnë. Po marr një çështje që na ka prekur edhe ditët e fundit, për zgjedhjet ato që janë pjesë të kapitulli të parë, që tashmë është hapur tani. Që zgjedhjet nuk kanë qenë të lira, nuk kanë qenë të ndershme. Edhe socialistët nuk kanë mundur që t’i mbrojnë zgjedhjet që ka organizuar Edi Rama, në 11 maj. Apo dhe fushatën e pabarabartë të organizuar nga partia-shtet. Edhe në Këshillin e Evropës u diskutua raporti për zgjedhjet, edhe fjalimet e socialistëve prekini të gjitha problematikat, si keqpërdorimi i burimeve shtetërore, gara e pabarabartë. U fol dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me lidhjen e qeverisjes me krimin e organizuar, me pastrimin e parave në kryeqytet, në zonat turistike apo në qytetet e mëdha. Pra janë një sërë problematikash që javët e fundit janë diskutuar në institucionet. Të gjitha institucionet pra në Këshillin e Evropës, ku ka pasur një seancë të veçantë për sa i përket raportit të zgjedhjeve.” tha Vokshi per SYRI TV.

Të fundit