Flash News

E-TJERA

Eksperti shqiptar paralajmëron: NATO duhet të zgjohet, po vjen lufta me 'dritë'

Eksperti shqiptar paralajmëron: NATO duhet të zgjohet, po vjen lufta

Teknologjia po ndryshon mënyrën se si zhvillohet lufta. Alarmi jepet nga eksperti i sigurisë Fatjon Softa i cili në rrjetet sociale shkruan se përdorimi i armëve me lazer nga Kina mund të sjellë një epokë të re përplasjesh ushtarake.

Ai thekson se këto armë mund të godasin dronë dhe avionë pa zhurmë e\dhe pa lëne pa gjurmë. 

"Mundesia e përdorimit te rrezeve lazer në një te ardhme te afert nga Kina ndaj droneve dhe avionëve është një sinjal alarmi për mënyrën se si teknologjia mund ti shndërroj konfliktet ne nje lufte te re moderne. Kjo nuk do të jetë luftë me tanke, por me sensorë dhe bllokime elektronike. Armët me lazer kanë aftësinë të neutralizojnë avionë dhe dronë pa lënë gjurmë fizike, duke ndryshuar rregullat e përplasjes ushtarake.

NATO dhe vendet perëndimore duhet të përgatiten jo vetëm për luftë konvencionale, por për një betejë teknologjike, ku #drita mund të jetë më #vdekjeprurëse se #baruti. SHBA mbeten vendi me teknologjine me te avancuar, por rreziku ndaj Kines mbetet nje vemendje e shtuar. Presidenti Trump ka zgjuar boten per te investuar per mbrojtjen e saj nga rreziqet ne rritje nga Kina, Rusia dhe Korea e Veriut", shkruan Softa. 

Eksperti shqiptar paralajmëron: NATO duhet të zgjohet, po vjen lufta

Të fundit